Aktualitet

Gara me mjete në Mamurras/ Videoja në Instagram ‘dogji’ të rinjtë, i gjeti Policia

1 Nëntor 2021, 21:14 Nga DOSJA
Gara me mjete në Mamurras/ Videoja në Instagram ‘dogji’

TIRANË– Një 35-vjeçar nga Tirana është gjobitur nga Policia për organizimin e një gare me makina në aksin Lezhë-Mamurras. Ervis Kosova, i riu që drejtonte një “Ford Mustang” garoi me një mikun e tij që ishte në timonin e një makine tip “Audi” e më pas garën e postoi në rrjete sociale. Pasi kanë përfunduar garën, njërën prej makinave e kanë çuar në servis për ta çmontuar, por që është zbuluar nga policia.

Kosova, organizatorit por edhe një nga garuesit është ndëshkuar me gjobë 150.000 lekë të reja dhe në fletën e masës administrative, drejtuesi i makinës “Ford Mustang” i ka kërkuar policisë edhe falje për organizimin e garës. Ndërkohë që shoku i tij, i cili garoi bashkë me të në “mbikalimin e Patokut” është shpallur në kërkim. 

NJOFTIMI I PLOTË:

 

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Lezhë

Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve. Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ervis kosova gara me makina policia e shtetit ervis kosova gara me makina policia e shtetit

Sondazh

Poll