Aktualitet

Humbi raundin e dytë në zgjedhje/ Opozita, fituese absolute! Zaev jep dorëheqjen

1 Nëntor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Humbi raundin e dytë në zgjedhje/ Opozita, fituese absolute! Zaev jep

SHKUP– Votimi ka mbaruar; VMRO-DPMNE është fituese absolute e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të para jo zyrtare, VMRO-DPMNE ka fituar në 20 komuna, LSDM në 7 , BDI gjithashtu 7, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë fituar nga 2 komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM dhe koalicioni PLD/RDM.

Ashtu siç e kishte premtuar, me humbjen e Shkupit dhe rezultatit zhgënjyes të LSDM, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqjen, komunikim që e bëri mbrëmjen e djeshme, ku tha se merr përsipër rezultatin në zgjedhje. Po ashtu, dorëheqja e tij vlen edhe për postin e kryetarit të LSDM-së. Megjithatë shkresa zyrtare ende nuk është dorëzuar ndaj dhe partitë pjesëmarrëse në koalicion nuk e kanë pranuar vendimin e tij, duke kërkuar tërheqjen e Zaevit.

Ata kërkuan që Zaev të mbetet në krye të qeverisë dhe shumica aktuale të vazhdojë punën deri në fund të mandatit. Dorëheqja e tij u komentua edhe nga presidenti Vuçiç, i cili tha se Zaev ishte i zhgënjyer nga Bashkimi Europian, pas mos mbajtjes së premtimit për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Dorëheqja e mbrëmshme e kryeministrit Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut nënkupton në fakt dorëheqjen e gjithë kabinetit Qeveritar. Kjo sepse sipas nenit 93 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Zaev duhet të njoftojë me shkrim kryetarin e Kuvendit, e më pas do të nisë procedura për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Për një precedent të tillë, neni 93 i Kushtetutës së Maqedonisë thotë se: Dorëheqja e kryeministrit, vdekja e tij ose ndërprerja e përhershme në kryerjen e detyrave të tij, sjell dorëheqjen e Qeverisë. Qeveria ndaj të cilës është votuar votëbesimi, ka dhënë dorëheqje ose mandati i së cilës është ndërprerë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”.

Pra, zyrtarisht dhe ligjërisht, Kryeministri dhe qeveria aktuale vazhdojnë të punojnë derisa presidenti i shtetit t’ia ndajë mandatin për përbërjen e Qeverisë kandidatit të partisë, pra partive që kanë shumicën në Kuvend. Më pas, i zgjedhuri i ri për kryeministër, në afat prej 20 ditësh nga dita e marrjes së mandatit, duhet të paraqesë programin në Kuvend dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë së re.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjedhjet lokale, ndryshon harta politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i BDI, Ahmeti: Patëm bisedë të tensionuar, s’pajtohem me vendimin e Zaev

Kush do ta zëvendësojë Zoran Zaevin? Emrat e pasardhësve të mundshëm

Dorëheqja e Zaev, Partnerët e koalicionit: Ishte veprim i nxituar, qendro

Dorëheqja e Zaev, Vuçiç: Është zhgënjyer nga BE-ja (Asnjë fjalë për Open Balkan)

Zaev thërret në mbledhje të gjithë anëtarët e koalicionit

Dorëheqja e Zaev, çfarë parashikon Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut

Dorëheqja e Zaev në mediat ndërkombërare, po mban përgjegjësinë për humbjen

(D.a/m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore dorehiqet zoran zaev drejrt doreheqjes kabineti i zaev maqedoni e veriut zoran zaev dorehiqet zoran zaev drejrt doreheqjes kabineti i zaev maqedoni e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll