Aktualitet

Ekzekutimi i Reçit në Krujë, makina e autorëve e vjedhur në Fier (DYSHIMET E PARA)

1 Nëntor 2021, 21:28 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Reçit në Krujë, makina e autorëve e vjedhur

KRUJË- Ekzekutimi i ish-efektivit të Policisë Xhelal Reçi mëngjesin e sotëm, dyshohet se është bërë me një makinë të vjedhur në Fier, e cila ishte e pajisuar me targa italiane, gjithashtu të vjedhura. Mësohet se makina është raportuar e vjedhur rreth 1 muaj më parë në Fier.

Ndërkohë që një nga të dyshuarit e Policisë për ngjarjen është një person me iniciale Y.I, i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati në muajin Janar të këtij viti. Këtë të fundit e ka identifikuar sot, gazetarja Anila Hoxha, e cila gjatë fjalës së saj në “Open” u shpreh se bëhej fjalë për biznesmenin nga Miloti, Ylli Ibrahimaj. Deri më tani Policia dhe prokuroria e Kurbinit, është duke shoqëruar dhjetëra persona. Kontrolle të shumta po kryhen në Milot, Laç dhe në zonën e Shkodrës, por ende nuk ka një emër konkret dhe asnjë të prangosur.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet pranë lokalit ish-polici Xhelal Reçi në Laç. Pista, atentati ndaj djalit

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci xhelal reci ylli ibrahimaj anila hoxha ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci xhelal reci ylli ibrahimaj

Sondazh

Poll