Bota

Dorëheqja e Zaev, Partnerët e koalicionit: Ishte veprim i nxituar, qendro

1 Nëntor 2021, 18:48 Nga DOSJA
Dorëheqja e Zaev, Partnerët e koalicionit: Ishte veprim i nxituar,

MAQEDONIA E VERIUT- Partnerët e koalicionit qeveritar, kanë kërkuar nga kryeministri Zaev të mbetet në krye të Qeverisë dhe shumica aktuale të vazhdojë punën deri në fund të mandatit. Alsat.mk shkruan se ende nuk dihet ende se cili është vendimi përfundimtar i Zaevit, i cili mbrëmë njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së, pas disfatës në zgjedhjet lokale.

Takimi ka zgjatur rreth tri orë me ftesën e vet kryeministrit. Partnerët e koalicionit i kanë kërkuar Zaevit se Qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe kontestimin e hapur me Bullgarinë dhe integrimet për në Bashkim Evropian. Para pak minutash ka ardhur edhe kumtesa e Qeverisë ku thuhet se mazhoranca është stabile dhe se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pas takimit, të vetmit që u prononcuan ishin zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha, ku theksuan se prononcimi i Zaevit për dorëheqjen ishte i gabuar dhe i nxituar, sepse më parë ai duhet të ishte konsultuar me partnerët e koalicionit.

LAJMI KRYESOR: Humbën zgjedhjet lokale, pas Zaev pritet të dorëhiqet e gjithë qeveria

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni arianit hoxha artan grubi dorehiqet zoran zaev partneret e zaev zoran zaev arianit hoxha artan grubi dorehiqet zoran zaev partneret e zaev zoran zaev

Sondazh

Poll