Bota

Festuan në jaht, Gates dhe Bezos cilësohen si hipokritë ndaj qëndrimeve për klimën

1 Nëntor 2021, 18:46 Nga DOSJA
Festuan në jaht, Gates dhe Bezos cilësohen si hipokritë ndaj

TURQI– Themeluesi i Microsoft, Bill Gates festoi ditëlindjen e tij të 66-të nën shoqërinë e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos këtë të premte, në një superjaht në brigjet e Turqisë. Bezos ishte ndër pesëdhjetë të ftuarit në festën private të Gates pranë Mesdheut. Sipas mediave, Bezos udhëtoi për në superjahtin e Gates me helikopter: një udhëtim vajtje-ardhje prej 120 miljesh midis Govokës dhe qytetit turistik Fethiye. Të dy miliarderët janë cilësuar si hipokritë për fjalimet e tyre mbi nevojën për të luftuar ndryshimet klimatike, pasi përdorin mjete që emetojnë karbon dhe gazra të dëmshëm.

“Bill Gates mbajti një festë 4 orëshe për ditëlindje në Turqi, 50 njerëz u fluturuan me helikopterë privatë nga jahtet e tyre. Këta janë njerëzit, të cilët duan që ju të merrni autobusin për në punë dhe të bëni sakrifica të tjera për ndryshimin e klimës”, shkroi një përdorues në Twitter.

 

Bill Gates held a 4 hour Birthday party in Turkey, 50 people were flown in private helicopters from their yachts off anchored offshore…

These are the people who want you to take the bus to work and make other sacrifices for climate change.

— JoJoGizmo (@Lostboyjojo) October 31, 2021

Sipas Business Insider, të ftuarit e Gates u transportuan me helikopterë nga megajahti ‘Lana’ në plazhin e izoluar ‘Sea Me’ në Fethiye. Aty thuhej se Gates e kishte marrë me qira jahtin për 1.8 milionë paund në javë. Gazeta turke Yeni Safak raportoi se jahti është i kompletuar me palestër, xhakuzi, klub plazhi dhe pishinë. Festa e ditëlindjes së Gates vazhdoi për katër orë, gjatë së cilës mysafirët nuk u lejuan të përdornin celularët e tyre.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bill gates jeff bezos kriza klimatike bill gates jeff bezos kriza klimatike

Sondazh

Poll