Aktualitet

Shembja e shtëpive, banorët e 5 Majt në protestë: Fasoneria e Ahmetaj mbështet IKMT

1 Nëntor 2021, 17:45 Nga DOSJA
Shembja e shtëpive, banorët e 5 Majt në protestë: Fasoneria

TIRANË– Banorët e lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë, kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave të tyre. Për ditë me radhë, ata janë shprehur se nuk kanë se ku të banojnë nëse iu shemben banesat pasi janë të papunë dhe nuk i përballojnë dot qeratë. Pas aksionit të bërë nga IKMT për prishjen e banesave ata kanë thënë se nuk kanë firmosur asnjë marrëveshje me Bashkinë Tiranë dhe se i kanë ndërtuar shtëpitë e tyre me mund dhe djersë. Banorët në protestën e sotme ka ë deklaruar para mediave se banesa i kanë të legalizuara dhe kanë paguar të gjitha taksat në mënyrë të rregullt, ndaj dhe shteti nuk mund t’i shkatërrojë ato.

“Këtu po na grabisin zonat, të gjithë duan të flejnë rehat në shtëpitë e veta, asnjë nga ne nuk ka firmos në Bashkinë e Tiranës. E kam shtëpinë të legalizuar, vijnë te ne ndërkohë që këtu kanë magazinat bosh. Me cfarë të drejtë? Pse shtëpitë nuk paskan cmim tregu, ne nuk kemi një marrëveshje zyrtare. Nuk vendos dot ai për shtëpitë tona me cmim reference, nuk jemi për bonus qeraje sepse kemi shtëpitë tona”- tha një banorë.

Në një prononcim për mediat ata janë shprehur se në atë zonë janë rreth 400 familje që po mbeten pa shtëpi, ndërkohë që shtuan se një fasoneri e Arben Ahmetajt po mbështet IKMT-në për të shembur shtëpitë.

“Ne nuk jemi të pastrehë, i kemi ndërtuar vetë dhe kemi paguar cdo taksë në mënyrë të rregullt. Shteti po na bie në qafe, nuk kemi si të durojmë kur vijnë na rrafin në shtëpitë tona. Kemi bërë kërkesa dhe askush nga organet kompetente nuk ka sqaruar gjë. Zona jonë nuk është pjesë e rindërtimit, ne nuk kemi fatkeqësi natyrore. 12 faza me nga 40 shtëpi, janë rreth 400 familje që do mbeten rrugëve. Me kë e kanë bërë pazarin këta, a ka premtuar Bashkia ndonjë metër katror njësi për biznes? Pronat tona nuk keni për t’i gëzu! Fasoneria e Arben Ahmetaj është në fund të rrugës, mbështesin IKMT, hajdutat e tyre”, tha një tjetër banorë.

Këta banorë kanë nisur të protestojnë prej ditësh. Banesat e tyre do të shemben në kuadër të ndërtimit të banesave sociale për të prekurit nga tërmeti. Në një shkresë, banorët janë informuar për këtë vendim të cilin kanë vendosur ta kundërshtojnë publikisht.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arben ahmetaj ikmt protestojne banoret e 5 majit arben ahmetaj ikmt protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll