Bota

Dorëheqja e Zaev në mediat ndërkombëtare, po mban përgjegjësinë për humbjen

1 Nëntor 2021, 10:59 Nga DOSJA
Dorëheqja e Zaev në mediat ndërkombëtare, po mban

MAQEDONIA E VERIUT- Dorëheqja e kryeminstrit maqedonas, Zoran Zaev pas humbjes së zgjedhjeve lokale është komentuar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.

Sipas Reuters, me vendimin për dorëheqje nga posti i kreut të ekzekutivit por edhe nga udhëheqja e partisë tregon se ai po merr përgjegjësinë që i takon për humbjen.

Reuters shton se Zaev mbetet i mendimit se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se sipas ligjit, koalicioni mund të pajtohet për një kandidat tjetër për kryeministër dhe të formojë qeveri pa votim të ri.

“Unë kam sjellë lirinë dhe demokracinë dhe demokracia do të thotë të marrësh përgjegjësi,” citoi AFP të thoshte Zaev, duke shtuar se ai ofroi disa detaje ose një afat kohor se kur do të jepte dorëheqjen, një masë që duhet miratuar nga parlamenti. Zaev tha se kundërshton një raund të ri zgjedhjesh pas dorëheqjes së tij.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA në lajmin për dorëheqjen e Zaevit thekson se ai konsiderohet reformator properëndimor dhe se ka premtuar dorëheqje nëse partia e tij ka rezultate të dobëta në kryeqytetin Shkup.

LAJMI KRYESOR: Humbën zgjedhjet lokale, pas Zaev pritet të dorëhiqet e gjithë qeveria

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni doreheqja e zoran zaev zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut doreheqja e zoran zaev zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll