Bota

Dorëheqja e Zaev, çfarë parashikon Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut

1 Nëntor 2021, 11:05 Nga DOSJA
Dorëheqja e Zaev, çfarë parashikon Kushtetuta e Maqedonisë

MAQEDONIA E VERIUT- Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rregullorja për punën e Kuvendit e rregullojnë procedurën në rast të dorëheqjes së kryeministrit.

Në Nenin 93 të Kushtetutës është nënvizuar se “Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij apo pengesa e përhershme për kryerjen e funksionit, tërheqin edhe edorëheqje. Qeverisë i ndërpritet mandati kur të shpërbëhet Kuvendi. Qeveria së cilës i është votuar mosbesimi, e cila ka dhënë dorëheqje apo së cilës mandati i është ndërpre për shkak të shpërbërjes së Kuvendit.

Në nenin 219 nga Rregullorja për punën e Kuvendit, thuhet se “Qeveria. Kryetari i Qeverisë apo anëtar i Qeverisë mund të japin dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë apo të kryetarit të Qeverisë, dorëzohet deri te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të arsyetohet…

Në nenin 220 më tej thuhet se “Kuvendi në seancën e parë, pa debat, konstaton se kryetarit të Qeverisë apo ndonjë anëtari të Qeverisë i ndërpritet mandati në ditën e mbajtjes së Seancës”./Alsat.Mk/

LAJMI KRYESOR: Humbën zgjedhjet lokale, pas Zaev pritet të dorëhiqet e gjithë qeveria

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet zoran zaev zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut dorehiqet zoran zaev zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll