Bota

Kina më e izoluar, fqinjët e Azisë dhe Ishujve të Paqësorit “jetojnë” me Covid-19

1 Nëntor 2021, 11:04 Nga DOSJA
Kina më e izoluar, fqinjët e Azisë dhe Ishujve të

KINË-  Kina, vendi ku Covid-19 u zbulua për herë të parë gati dy vjet më parë, mbetet e vendosur për të eliminuar virusin brenda kufijve të saj. Pavarësisht vaksinimit të plotë të më shumë se 75% të popullsisë së saj, Kina po i përmbahet strategjisë së saj të rreptë zero-Covid, duke përfshirë kufijtë e mbyllur, masat e karantines për të gjitha mbërritjet ndërkombëtare dhe bllokimet lokale.

Sipas CNN, kjo qasje duket se do të qëndrojë, të paktën tani për tani. Edhe pse disa zyrtarë kinezë të shëndetësisë kanë sugjeruar një relaksim të pjesshëm deri sa shkalla e vaksinimit të arrijë në 85%, analistët thonë se shumica e kufizimeve nuk ka gjasa të lehtësohen brenda 12 muajve të ardhshëm.

Nga e hëna, Koreja e Jugut do të fillojë të jetojë me virusin pavarësisht mijëra rasteve të reja të konfirmuara çdo javë. Masat e reja do të lejojnë deri në 10 persona të takohen në tubime private në të gjithë vendin, ndërsa shumica e bizneseve do të lejohen të rihapen plotësisht pasi të përfundojë shtetrrethimi. Dhe në Tokio shtetrrethimi u hoq për baret dhe restorantet në fund të muajit të kaluar, pavarësisht qindra rasteve të reja në të gjithë vendin çdo ditë. Të hënën, Australia gjithashtu fillon të rihapë pjesërisht kufijtë e saj për qytetarët që janë plotësisht të vaksinuar, duke i dhënë fund një regjimi të rreptë kufitar që ka ndarë familjet për gati dy vjet.

Nga ana tjetër Koreja e jugut hoqi shumë prej kufizimeve pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19 gjatë javës së kaluar. Të dielën, Koreja e Jugut raportoi 1,686 raste të reja. Kryeministri Kim tha se nuk ishte fundi i luftës “por një fillim i ri”. Ministri i shëndetësisë i vendit paralajmëroi gjithashtu se ka të ngjarë të ketë një rritje të rasteve si rezultat i rihapjes. Kina në anën tjetër nuk po tregon asnjë shenjë të ndryshimit të qasjes së saj të ashpër ndaj Covid-19. Aktualisht, kufijtë e Kinës janë të mbyllur, me udhëtime ajrore të reduktuara ku studentët dhe turistët e huaj janë të ndaluar të hyjnë.

Një pjesë e arsyes së ngurrimit të Kinës për të rihapur kufijtë e saj janë Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, të cilat do të fillojnë në shkurt. Por ato nuk janë e vetmja ngjarje e madhe e vitit të ardhshëm që po luan në strategjinë e Pekinit, sipas Steven Tsang, drejtor i Institutit SOAS China. Në nëntor, Partia Komuniste Kineze do të mbajë Kongresin e saj të 20-të, një takim masiv. Zërat thonë se këto masa të rrepta në Kinë vinjë prej ambicieve politike të Xi, të tjerë thonë se ka të ngjarë që Kina po shikon për të parë se çfarë ndodh në pjesën tjetër të rajonit përpara se të vendosë se çfarë të bëjë për kufijtë e saj.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid ne azi covid ne kine masat anti covid ne kine shifrat e covid ne kine covid ne azi covid ne kine masat anti covid ne kine shifrat e covid ne kine

Sondazh

Poll

Bota 1 Nëntor 2021, 09:20

Fjala e vitit nga Fjalori i Oksfordit: VAKSINA

SHBA – Fjalët që lidhen me vaksinat janë rritur në frekuencë në vitin 2021 për shkak të Covid-it, shoqërua rme fjalë si vaksinë e dyfishtë , të pavaksinua...