Bota

Do të vizitonin Venecian, 23 turistët grekë rezultojnë me Covid

1 Nëntor 2021, 12:05 Nga DOSJA
Do të vizitonin Venecian, 23 turistët grekë rezultojnë me

ITALI Njëzet e tre turtistët grekë që mbërritën në Venecia, Itali, rezultuan pozitivë me koronavirus. Autobusi u ndal në një farmaci në Mestre dhe iu nënshtrua një testi të shpejtë, ku u konstatua se 18 ishin pozitivë për Covid-19.

Sipas Protothema, Autobusi me turistët grekë ishte nisur në orën 17:00 të pasdites nga sheshi “Piazzale Giustiniani” për në Veneto, kur pasagjerët ishin shqetësuar për simptomat e dy prej tyre.  Stafi mjekësor (dy infermierë, dy mjekë dhe dy administratorë) u njoftuan në vendngjarje, ndërsa turistëve iu kërkua të qëndronin në autobus.

6 prej tyre u dërguan në spitalin në Noale dhe 2 në spitalin pulmonologjik në Dolo. Më pas pesë prej turistëve rezultuan gjithashtu pozitivë duke e çuar numrin total të rasteve në 23 persona. Brenda katër orësh organi kompetent shëndetësor i Venecias Ulss 3 ka mundur të identifikojë dhe izolojë rastet, ndërsa mjekët po monitorojnë gjendjen e turistëve të cilët kanë shfaqur simptoma. Sipas informacioneve, atyre që do të mund të marrin trajtimin përkatës do t’u jepen antitrupa monoklonale, siç ndodh së fundmi në rajonin e Venetos.

“Ishte një përpjekje e madhe. Ne kemi ndërmarrë veprime në shumë fronte në të njëjtën kohë: gjurmim, vlerësim epidemiologjik, diagnostikim, izolim dhe verifikim të mutacioneve të koronavirusit,” tha Edgardo Contato, menaxher i përgjithshëm i kompanisë së kujdesit shëndetësor.

U shpjegua në anglisht nga stafi i Ulss se të gjithë do t’i nënshtroheshin një testi rapid dhe se duhet të plotësonin një regjistër me të gjitha informacionet e dobishme. Verifikimi është duke u zhvilluar se sa janë vaksinuar me dy dozat dhe për momentin konfirmohet se 24 turistët janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, ndërsa 26 kishin një certifikatë “jeshile”, pra që e kishin kaluar Covid.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni 23 turiste greke me covid turistet greke ne itali venecia venecia itali 23 turiste greke me covid turistet greke ne itali venecia venecia itali

Sondazh

Poll

Bota 1 Nëntor 2021, 09:20

Fjala e vitit nga Fjalori i Oksfordit: VAKSINA

SHBA – Fjalët që lidhen me vaksinat janë rritur në frekuencë në vitin 2021 për shkak të Covid-it, shoqërua rme fjalë si vaksinë e dyfishtë , të pavaksinua...