Bota

KQZ pret shqyrtimin e ankesave për certifikimin e zgjedhjeve në 4 komuna

1 Nëntor 2021, 11:52 Nga DOSJA
KQZ  pret shqyrtimin e ankesave për certifikimin e zgjedhjeve në 4

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ), ditën e premte ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale te mbajtura më 18 tetor.

Në vendimin e KQZ-së për certifikim të rezultateve ppërfundimtarenuk janë përfshirë komnuat e Podujevës, Shtime, Ferizaj dhe Kllokot, kjo për arsye se ka patur ankesa.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se nga 4 komunat janë paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas njoftimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në këtë institucion janë paraqitur ankesa për rezultatin përfundimtar në këto komuna. KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të këtyre ankesave”, ka thënë Elezi.

Sipas rezultateve komuna e Podujevës shkon në balotazh ndërmjet Ekrem Hysenit të LDK-së me 44.20 për qind të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 44.16 për qind të votave.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.23 për qind të votave.

Kurse në Ferizaj, fitues ka dalë Agim Aliu i PDK-së me 62.38 për qind të votave, duke lënë pas kandidatin e LVV-së, Valon Ramadani i cili ka marrë vetëm 26.05 për qind të votave.Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01 për qind të votave dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga me 36.33 për qind të votave.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove raundi i dyte i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove raundi i dyte i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 1 Nëntor 2021, 09:20

Fjala e vitit nga Fjalori i Oksfordit: VAKSINA

SHBA – Fjalët që lidhen me vaksinat janë rritur në frekuencë në vitin 2021 për shkak të Covid-it, shoqërua rme fjalë si vaksinë e dyfishtë , të pavaksinua...