Bota

Liheralizimi i vizave për Kosovën, qeveria optimiste që mund të arrihet në 2022

1 Nëntor 2021, 11:34 Nga DOSJA
Liheralizimi i vizave për Kosovën, qeveria optimiste që mund

KOSOVË- Qeveria e Kosovës është në pritje të ndryshimeve pozitive të vendeve skeptike të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

Megjithëse asnjë nuk mund të japë një afat kojor të saktë, një pjesë e njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen se 2022 mund të jetë një mundësi reale për liberalizimi e vizave, pikërisht me marrjen e presidencës se BE-së nga Franca.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Ai gjithashtu tha se ata janë në komunikim me vendet hezituese dhe se të njëjtat janë në dijeni për zhvillimet pozitive në Kosovë.

“Ky është një vendim i cili i takon BE-së, përkatësisht vendeve që vazhdojnë të shprehin një dozë skepticizmi ndaj Kosovës, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Kjo qasje, ky qëndrim dhe këto vendime përcaktohen nga dinamikat e brendshme politike të këtyre vendeve. Pavarësisht kësaj, vazhdimisht janë në komunikim me këto shtete dhe   përfaqësuesit e këtyre shteteve. Ato kanë misione diplomatike në Kosovë ku janë në dijeni për çdo zhvillim pozitiv që shënohet në Kosovë. Ne shpresojmë se BE-ja do të tejkalojë këtë hezitim, përkatësisht këto shtete karshi Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi në Kosovë kanë ndodhur ndryshime. Kemi një qeveri të re që gëzon legjitimet të madh popullor dhe politik që ka qëllime të qarta për luftimin e krimit, korrupsionit dhe reformën e sistemit të drejtësisë… Kjo qeveri brenda 7 muajve tashmë ka miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, një dokument tejet i rëndësishëm për reformën e sistemit të drejtësisë. Njëjtën kohë ka miratuar koncept-dokumentin për vetingun që është domosdoshmëri për të krijuar një shtet të mirëfilltë”, thotë ai.

Kryeziu tha se Qeveria Kurti nuk do të bëjë  gabimet e qeverive paraprake kur kanë folur në emër të BE-së.

Kjo qeveri nuk mund të bëjë gabimet që kanë bërë qeveritë paraprake kur kanë folur në emër të BE-së. Ky vendim nuk i takon Kosovës, ndonëse ne punojmë dhe zotohemi se çfarëdo lloj hezitimi që këto shtete kanë në raport me Kosovën ti  adresoj në kohën dhe mënyrën më të mirë”, shton Kryeziu.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni liberalizimi i vizave per kosoven përparim kryeziu qeveria e kosoves liberalizimi i vizave per kosoven përparim kryeziu qeveria e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 1 Nëntor 2021, 09:20

Fjala e vitit nga Fjalori i Oksfordit: VAKSINA

SHBA – Fjalët që lidhen me vaksinat janë rritur në frekuencë në vitin 2021 për shkak të Covid-it, shoqërua rme fjalë si vaksinë e dyfishtë , të pavaksinua...