Politike

Presidenti Meta vizitë në Kolegjin Ortodoks në Romë, kujton personalitetet arbëreshe

1 Nëntor 2021, 11:54 Nga DOSJA
Presidenti Meta vizitë në Kolegjin Ortodoks në Romë, kujton

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë një vizitë ditën e sotme në Kolegjin Ortodoks në Romë, ku ka përmendur disa nga personalitetet e komunitetit arbëresh.

Njoftimin e ka bërë vëtë Presidenti në rrjetin social Facebook, ku ka përmendur edhe disa nga këto figura të ndritura si Lekë Matranga, Giorgio Cortese di Lungro dhe të gjithë peshkopët arbëreshë si Gabriele De Marchis, Mons. Stamati, Mons. Lupinacci dhe Mons. Oliverio, Stefano e Samuele Rodotà, si dhe Demetrio Camarda.

“Një vizitë mbresëlënëse në Kolegjin Ortodoks në Romë, ku prej vitit 1576 janë arsimuar dhe edukuar klerikët, si dhe disa nga figurat më të ndritura të komunitetit tonë të dashur arbëresh. Një nga studentët e këtij Kolegji, ka qenë Lekë Matranga, i cili me krijimin e tij të parë në gjuhën shqipe, “Mbësuame dhe Krështerë” shënoi zyrtarisht fillimin e letërsisë arbëreshe. Giorgio Cortese di Lungro dhe të gjithë peshkopët arbëreshë si Gabriele De Marchis, Mons. Stamati, Mons. Lupinacci dhe Mons. Oliverio, Stefano e Samuele Rodotà, si dhe Demetrio Camarda janë arsimuar në këtë institucion”, shkuan Meta në Facebook.

Ai ka përmendur gjithashtu priftin nga Elbasani Josif Papamihali, i cili ka studiuar në këtë kolegj dhe nuk ka lënë pa përmendur gjithashtu edhe figura të njohura të Rilindjes tonë Kombëtare, si Jeronim de Rada dhe At Gjergj Fishta.

“Kujtuam gjithashtu të Lumin Josif Papamihali të Elbasanit, i cili ndoqi në këtë Kolegj kurse filozofike dhe teologjike, për të kryer më pas, më 1 dhjetor 1935, Liturgjinë e tij të parë Hyjnore, në kishën arbëreshe të Shën Thanasit. Kënaqësi e veçantë, që në fondin e pasur të bibliotekës së këtij Kolegji të shihja kopjet origjinale të disa prej veprave të një varg personalitetesh të ndritura të Rilindjes tonë Kombëtare, si Jeronim de Rada, At Gjergj Fishta e shumë të tjerë”, shkruan Meta.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta kolegji ortodoks rome presidenti ilir meta presidenti meta ilir meta kolegji ortodoks rome presidenti ilir meta presidenti meta

Sondazh

Poll