Politike

Humbi jetën sot, babai i kreut të PD do prehet në Tufinë, nesër presin ngushëllimet

31 Tetor 2021, 20:40 Nga DOSJA
Humbi jetën sot, babai i kreut të PD do prehet në Tufinë,

TIRANË– Familja Basha pret ngushëllimet për humbjen e kryefamiljarit dhe njëkohësisht babait të kryedemokratit Lulzim Basha, Xhelal Basha. Nesër në orën 10.00 tek Alba funeral pranë Medresesë, familja pret vizitat e ngushëllimit. Në njoftimin e shpërndarë bëhet me dije se Xhelal Basha do të prehet në në varrezat e Tufinës. Varrimi do të bëhet të martën në orën 11.00.

“Vizitat e ngushëllimit për babain tonë të ndjerë Xhelal Basha do të nisin nesër, të hënën, në orën 10.00 tek Alba funeral pranë Medresesë. Varrimi do të bëhet të martën në orën 11.00 në varrezat e Tufinës,”- thuhet në njoftim.

Xhelal Basha humbi jetën sot, pas një lufte të gjatë me tumurin dhe muajve të tërë dergjeje në spital. Ai mbylli sytë në shtëpinë e tij në moshën 85-vjeçare.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha humb babain xhelal basha lulzim basha lulzim basha humb babain xhelal basha

Sondazh

Poll