Politike

Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bari të Italisë

31 Tetor 2021, 22:28 Nga DOSJA
Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bari të Italisë

ITALI– Sot është hapur një shkollë në gjuhën shqipe në Bari të Italisë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar disa foto nga shkolla në Facebook krahas të cilave shkruan se kjo gjë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.

Balla deklaron se e ka pritur me kënaqësi të madhe këtë lajm të mirë, pasi sipas tij bashkëkombasit të cilët jetojnë në Bari do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Me kënaqësi e prita njoftimin për hapjen e Shkollës në gjuhën shqipe në Bari të Italisë. Sigurisht një lajm i mirë për bashkëkombasit tanë të cilët jetojnë në Bari, pasi do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Padyshim një lajm i gëzueshëm edhe për ne në Shqipëri, pasi kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre. Shkolla ku do të mësohet gjuha amtare quhet “Le Aquile di Seta”, ndërsa inaugurimi i saj u bë ditën e sotme ku e pranishme ishte dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi dhe Dr. Alda Kushi.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike shkolla shqipe ne bari taulant balla shkolla shqipe ne bari taulant balla

Sondazh

Poll