Politike

“U luta për begatinë e Shqipërisë”, Meta në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe

31 Tetor 2021, 13:10 Nga DOSJA
“U luta për begatinë e Shqipërisë”, Meta në

ITALI– Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë. Ai ka ndarë video dhe foto nga mesha e cila u zhvillua mëngjesin e sotëm. Kreu i shtetit thotë se është lutur për mbrojtje dhe begati të Shqipërisë dhe komunitetit Arbëreshë dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionale me popullin dhe Italinë mike.

POSTIMI:

I lumtur të merrja pjesë sot në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë. Kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare. Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, të komunitetit tonë të dashur Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta meta ne rome ilir meta meta ne rome

Sondazh

Poll