Politike

Meta takim me përfaqësuesit Arbëresh: I përgëzova për mbrojtjen e gjuhës shqipe

31 Tetor 2021, 11:02 Nga DOSJA
Meta takim me përfaqësuesit Arbëresh: I përgëzova

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me përfaqësuesit e komunitetit Arbëresh. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se u takua me Kryetarin e Komunës Arbëreshe të Montecilfone Giorgio Manes, ku e përgëzoi për përpjekjet e tyre për të mbrojtur gjuhën shqipe si dhe traditat e kulturat që kemi. Përfaqësuesit e komunitetit Arbëresh gjithashtu i sollën Metës një shall kuqezi.

Postimi i Plotë:

Përherë i lumtur të mirëpres përfaqësues të komunitetit shumë të dashur Arbëresh, urë e fortë dhe shekullore lidhëse e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike. Vëllazëror ishte edhe takimi me Kryetarin e Komunës Arbëreshe të Montecilfone, Rajoni i Molises, z. Giorgio Manes dhe delegacionin, që e shoqëronte, me të cilët zhvilluam një bisedë shumë të ngrohtë.

I lumtur të njihesha me përpjekjet e tij për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe, që meritojnë të promovohen dhe trashëgohen brez pas brezi. I shpreha të gjithë mbështetjen time për vizionin e tij për binjakëzimin e komunave arbëreshe me bashkitë tona, në realizimin e projekteve të përbashkëta ekonomike, sociale, kulturore dhe artistike.

Përjetë mirënjohës komuniteti arbëresh, që mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe për trashëgiminë europiane dhe botërore. E falenderova Kryetarin Manes për dhuratën e veçantë që më solli, një shall të tifozëve kuqezinj arbëresh të Piana degli Albanesi.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike giorgio manes ilir meta giorgio manes ilir meta

Sondazh

Poll