Politike

Meta takohet me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, ndan foton: E informova…

1 Nëntor 2021, 09:06 Nga DOSJA
Meta takohet me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, ndan foton: E

ITALI– Presidenti Ilir Meta është takuar në Romë me sekretarin e përgjithshëm të oprganizatës botërore të shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Meta ka ndarë një selfie me sekretarin, për të cilin tha se takimi mes tyre ishte i ngrohtë. Më tej, kreu i shtetit u shpreh se e ka informuar në lidhje me pasojat e rëndë që ka pasur pandemia në vendin tonë. Presidenti shton se gjatë takimit shprehu interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin shëndetësor.

POSTIMI:

Një takim i ngrohtë në Romë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. Më njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave. Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta tedros adhanom ghebreyesus ilir meta tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll