Politike

Kryeredaktori i ‘RD’: Mos e provokoni ‘Foltoren’! Ata do shembin regjime e mure…

30 Tetor 2021, 20:29 Nga DOSJA
Kryeredaktori i ‘RD’: Mos e provokoni ‘Foltoren’! Ata do

TIRANË– Kryeredaktori i medias zyrtare të Partisë Demokratike “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi ka komentuar “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se të gjithë demokratët që ndjekin aksionin e Berishës janë njerëz të vërtetë.

Po ashtu, në postimin e tij, Kasmi ka bërë një krahasim mes Foltores dhe lëvizjes së studentëve të  dhjetorit në vitin ’90.

Keta jane te vertete dhe nuk bejne sikur… Thirrjet e tyre sot jane gjemim qe ka zgjuar shoqerine duke i bere te shikojne se ka drite ne kete tunel te erresires, deshperimit, zhgenjimit, braktisjes dhe vrasjes se shpreses. Ata jane njerez te vertete, pa grada e ofiqe. Ndoshta te varfer, por dinjitoze dhe krenare qe jane njerez te lire. Keshtu ishim edhe ne Dhjetorin ‘90 dhe atehere diktatura na quante “vandale”. Kini frike nga njerezit e lire despote e mekembes te regjimit. Nese nuk u pelqejne mos i provokoni duke i ofenduar se ata shembin mure e regjime. Është koha e tyre!“, shkruan Bledi Kasmi në postimin e tij.

Berisha është drejt finalizimit të takimeve në turin “Foltorja” i nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Më herët Berisha ishte në Kavajë, ku edhe shpalli zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Basha dhe të tijët e interpretojnë ndryshe statutin dhe mohojnë mundësinë e mbledhjes së Kuvendit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes bledi kasmi sali berisha aksioni i berishes bledi kasmi sali berisha

Sondazh

Poll