Politike

‘Berisha po do e çan Lulin në mes?’/ Salianji ngec, qesh me komentin: Basha ka vota

30 Tetor 2021, 20:37 Nga DOSJA
‘Berisha po do e çan Lulin në mes?’/ Salianji ngec, qesh

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është vënë përballë një pyetjeje të sikletshme. I ftuar në emisionin “Klanifornia”, moderatorit “Gilbert Fevziu” (Albano Bogdo), e ka ngacmuar në lidhje me Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë Salianji, deri në fund duket se ka zgjedhur anën që do të mbajë, atë të kryedemokratit Lulzim Basha.

PJESË NGA EMISONI:

Albano Bogdo: Pse nuk e thua troç se Berisha po do e çan Lulin në mes?

Ervin Salianji: Në politikë nuk janë gjërat me të çarë por me të bindur.

Albano Bogdo: Unë kam burime në PD, e di.

Ervin Salianji: Nuk ka garë. PD e zgjidh me votë. Lul Basha ka marrë vota.

Albano Bogdo: Publikisht mbron Lulin ndërsa nëpër tavolina thua ku je o doktor. Kam Jul Dedën brenda në PD.

Ervin Salianji: Kam kohë që nuk e kam takuar. Bredh në Foltore

Albano Bogdo: Po bredh se mbretin ai

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll