Aktualitet

VD- Makina ‘çan’ bordurën e rrugës në Tepelenë e bie në greminë, vdes në vend i riu

31 Tetor 2021, 21:14 Nga DOSJA
VD- Makina ‘çan’ bordurën e rrugës në

TEPELENË– Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se Leons Imeri, 33 vjeç, banues në fshatin Harmovë të Tepelenës, ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘BMW’ teksa udhëtonte në aksin Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Ura e Leklit.

Mjeti ka çarë bordurën anësore dhe ka përfunduar në greminë. 33-vjeçari mbeti i bllokuar në makinë, por me ndihmën e zjarrfikëses është nxjerrë i pajetë që aty.

Paraprakisht raportohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte Imeri.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në tepelenë leons imeri aksident në tepelenë leons imeri

Sondazh

Poll