Politike

0 koment për Berishën, Kryemadhi: PD, tango me qeverinë! Djegia e mandateve, gabim!

30 Tetor 2021, 17:03 Nga DOSJA
0 koment për Berishën, Kryemadhi: PD, tango me qeverinë! Djegia e

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk ka dhënë asnjë koment për zhvillimet më të fundit brenda Partisë Demokratike. Në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, Kryemadhi gjithashtu u frenua që të komentonte edhe lidhur me marrëdhëniet me PD-në, duke vënë theksin tek vota e opozitës pro në Kuvend për marrjen e borxhit nga qeveria.

“Nuk komentoj asgjë që ka të bëjë me punët e brendshme të PD. LSI është parti e qëndrës së majtë që ka në qendër interesin e qytetarëve. Marrëdhëniet me PD? Nuk kanë rëndësi, mjafton që të shikojmë çfarë ndodh në Kuvend. Tangoja e maxhorancës dhe opozitës nuk po sjell gjë tjetër veçse rri borxhin e jashtëm. Pra ekstreme drejt falimentimit të shtetit,”-tha ajo.

E pyetur për heshtjen e saj pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ajo analizoi edhe njëherë gabimet, duke vënë theksin tek djegia e mandateve.

“Duhet të kemi një gjë parasysh nuk ka rrudhje të rezultatit. Është fyerje që është bërë nga kryeministri me SHBA dhe BE. E gjithë opozita dhe të gjithë të tjerët nënshtruan një marrëveshje më 5 qershor. Por u ndryshua. Mos harrojmë tjetërsimin e votave. Përgjegjësia ime është shumë e madhe për shkak të barazisë së votës. Ajo që dua të theksoj se përgjegjësia ime është e madhe për shkak të djegies së mandateve. Ai proces ka qenë një nga më fatkeqët e demokracisë shqiptare. Djegia e mandeteve ishte lojë e rrezikshme që cënoi dhe na solli shpërnguljen në masë. Përgjegjësia e imja do të vijë në të ardhmen. Duhet të punojmë të gjithë në vendin tonë,”-shtoi ajo më pas.

SHIKO EDHE:

A do kthehet Presidenti Meta tek LSI? Përgjigjet Kryemadhi: S’e kemi diskutuar…

Berisha-Meta-Rama, trekëndëshi i Bermudës/ Kryemadhi: Asgjë nga fronti i Lindjes

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll