Aktualitet

Vdekja e rusëve në Qerret, akuza refuzon t’i japë aktet ambasadës ruse

31 Tetor 2021, 14:11 Nga DOSJA
Vdekja e rusëve në Qerret, akuza refuzon t’i japë aktet

TIRANË– Prokuroria e Kavajës, ka refuzuar kërkesën e Ambasadës Ruse në Tiranë, për tu pajisur me aktet hetimore të dosjes, që bën fjalë për vdekjen misterioze të 4 shtetasve Ruse në një hotel në Qerret. Gazetari Elton Qyno shkruan për ‘Ora news’ se zyra diplomatike ka kërkuar që të njihet me dosjen e plotë dhe veprimet e prokurorëve shqiptarë. Por kjo kërkesë për dhënien e akteve hetimore në këtë fazë ku ndodhet hetimi, është refuzuar nga prokurorët shqiptarë.

Kjo pasi ligji procedurial penal shqiptar, nuk parashikon dhënien e akteve hetimore palëve të interesuara në fazën kur çështja është në hetim e sipër.

Rusëve u është dhënë një informacion i shkurtër dhe i përgjithshëm mbi ngjarjen, ku humbën jetën katër anëtarët e familjes ruse, Nataliia dhe Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov.

Me një informacion të hollësishëm është njohur dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila ka kërkuar që të njihet në mënyrë shteruese me ngjarjen në fjalë që tronditi vendin.

Viktimat, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën të pajetë natën e 15 tetorit në ambientet e brendshme të hotel ‘Gloria’ në Qerret. Ata dyshohet se mund të kenë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur në pishinë. Por nuk përjashtohet as pista e një vrasjeje të mundshme.

Trupat e 4 turistëve u tërhoqën disa ditë më parë nga djali i vetëm i familjes, Aleksandër Burenkova. Dyshimet e para për vdekjen e tyre janë tek ndonjë asfiksi e mundshme për shkak të përdorimit të klorit në pishinë, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të një vrasjeje me agjentë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret andrey belousov nikita belousov vdekja e 4 turisteve ruse 4 ruset e vdekur ne qerret andrey belousov nikita belousov vdekja e 4 turisteve ruse

Sondazh

Poll