Aktualitet

Përplaset furgoni me autobusin në Qafë Thanë, vdes njëri drejtues, 4 të plagosur

31 Tetor 2021, 14:18 Nga DOSJA
Përplaset furgoni me autobusin në Qafë Thanë, vdes

QAFË THANË– Një person ka humbur jetën dhe katër tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Qahë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur ‘Guroja’. Një autobus është përplasur me një furgon me pasagjerë.

Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i furgonit, 60-vjeçari me inicialet Q.B., dhe kanë mbetur të plagosur katër pasagjerë. Pasagjerët janë dërguar nëspital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Paraprakisht mësohet se ata ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi nga Policia e Përrenjasit

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur ‘Guroja’, mjeti autobus me drejtues shtetasin P. C., 55 vjeç,  banues në Përrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q. B., rreth 60 vjeç, banues në Përrenjas. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q. B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne qafe thane qafe thane aksident me vdekje ne qafe thane qafe thane

Sondazh

Poll