Aktualitet

Dhunimi i 6-vjeçares/E mitura ka plagë në organet gjenitale, dëshmia:Babi më kafshoi

31 Tetor 2021, 12:20 Nga DOSJA
Dhunimi i 6-vjeçares/E mitura ka plagë në organet gjenitale,

TIRANË-Detaje të reja janë zbuluar për abuzimin e 6-vjeçares nga babai, Raimond Kunoraj. Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz dyshohet se mund të jetë dhe abuzim seksual. ‘Faxnews’ ka zbuluar se e mitura pas dhunimit është dërguar në spitalin e Kamzës, e më pas te Trauma në Tiranë, pas vlerësimit të mjekëve se kishte nevojë për ndihmë më të specializuar. Ajo mbërriti në spital në gjendje të pavetëdijshme, me pësime të herëpashershme të gjendjes së të fiktit dhe me hemoragji të brendshme.

6-vjeçarja ka treguar se i ati e ka goditur dhe kafshuar. “Ai më godiste gjithandej!, Më ka kafshuar në trup”.

Mjekët kanë zbuluar se e mitura kishte fraktura dhe plagë edhe në organet gjenitale. Për rast abuzimi seksual kanë nisur dhe hetimet. Babai i vajzës me origjinë nga Malësia e Madhe, jeton me qera me familjen në Kamëz ndërsa së fundmi ka punuar si lavazhier.

E ëma e vajzës së dhunuar i ka dalë në mbrojtje të shoqit, duke akuzuar policët se duan të arrestojnë.

 “Ju doni të ma arrestoni bashkëshortin”

Më tej, nëna e së miturës është shprehur se vajza e saj nuk ka asgjë e se nuk ka pse flet më për këtë temë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet babai abuzon me vajzen ne kamez kamez raimond kunoraj babai abuzon me vajzen ne kamez kamez raimond kunoraj

Sondazh

Poll