Aktualitet

Shef kuzhine dhe importues kokaine! Arrestohet shqiptari në Londër (EMRI)

31 Tetor 2021, 13:30 Nga DOSJA
Shef kuzhine dhe importues kokaine! Arrestohet shqiptari në Londër

ANGLI– Një operacion anti drogë në Londër ka vënë në pranga Ermal Shtrezin, shqiptarin me profesion kuzhiner. Operacioni ka ndodhur tre ditë më parë duke arrestuar 8 persona mes tyre edhe shqiptarn që dyshohet se importonte sasi të mëdha kokaine.

Ndaj Shtrezit me origjinë nga Maqellara e Dibrës, u ngritën akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.

‘Ermal Shtrezi – 39 (03.04.82) i Rrugës Lyndhurst, N22 akuzohet për komplot për importimin e drogës së klasit A ​​dhe posedim të pasurisë kriminale;’- thuhet në mediat britanike.

Operacioni i udhëhequr nga Komanda Speciale e Krimeve të Policisë londineze, kishte për qëllim shënjestrimin e personave të cilët dyshohet se janë të përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e drogës së klasit A ​​në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi:newsshopper.co.uk

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne londer ermal shtrezi londer arrestohet shqiptari ne londer ermal shtrezi londer

Sondazh

Poll