Aktualitet

Vdes nga asfiksia 69-vjeçarja në Astir, mori flakë batanija, vajza e gjen të pajetë

31 Tetor 2021, 12:52 Nga DOSJA
Vdes nga asfiksia 69-vjeçarja në Astir, mori flakë batanija,

TIRANË– Një ngjarje tragjike ka ndodhur sërish në Astir. Ditën e sotme ka ndërruar jetë Lumturie Zaimi, pasi u asfiksua nga zjarri që nisi në banesën e saj. E moshuara e cila banonte e vetme në banesën e ndodhur në rrugën ‘Loni Ligori’ në Astir, dyshohet se u asfiksua pas zjarrit që mund të ketë nisur nga batanija elektrike. 69-vjeçarja u gjet e pajetë në banesë nga vajza e saj, e cila telefoni menjëherë zjarrëfikëset dhe policinë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarje tragjike ka ndodhur po në Astir, para 2 javësh ku nënë e bir u hodhën nga kati i tretë për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë apartamentin, por fatkeqësisht 62-vjeçarja ndërroi jetë ndërsa djali i saj 36-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

E moshuara në Astir u gjet e pajetë nga vajza, batanija elektrike shkaktoi zjarrin

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet astir lumturie zaimi vdes e moshuara nga zjarri zjarr ne astir astir lumturie zaimi vdes e moshuara nga zjarri zjarr ne astir

Sondazh

Poll