Aktualitet

Drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 3 persona në Durrës

31 Tetor 2021, 12:57 Nga DOSJA
Drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 3 persona në

DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës për shkak se janë kapur në flagrancë të dehur në timonë. Mësohet se një 56-vjeçar ka aksidentuar një të moshuar në Durrës, pasi po drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur. Një 26-vjeçar teksa po udhëtonte me mjetin e tij, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Një 28-vjeçar u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/ Vihen në pranga 3 shtetas, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. H., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S. K., 88 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Nikël Krujë, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, si pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri H. Xh., 29 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

G. B., 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 15, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona policia e durresit arrestohen 3 persona policia e durresit

Sondazh

Poll