Aktualitet

Covid në vend, rënie e vdekshmërisë dhe rritje e infektimeve te të rinjtë

31 Tetor 2021, 12:06 Nga DOSJA
Covid në vend, rënie e vdekshmërisë dhe rritje e infektimeve

TIRANË- Vdekshmëria nga Covid në vend ka një rënie të vazhdueshme, por rastet e infektimeve mbeten të larta. Gazetari Erjon Skëndaj i News 24 ka raportoi nga QSUT se mes pacientëve të shtruar në spitalin COVID 1 është edhe një 21-vjeçar me komplikacione.

Ai tha se gjithsesi moshat e reja të shtruara në spital janë shumë të pakta, në raport me moshat e mëdha, një pjesë e të cilëve kanë bërë dhe vaksinën.

“Sot është relativisht një ditë e qetë në spitalin COVID 1. Nga mëngjesi deri gati në mesditë kanë mbërritur vetëm dy urgjenca, çka nënkupton se situata në fundjavë ka qenë në qetë, ndërsa ditët e javës kanë dhe ngarkesën më të madhe. Pacientët që mbërrijnë në spital trajtohen për 1-2 javë në shtëpi dhe vijnë në gjendje të rënduar shëndetësore, alarm i ngritur nga mjekët gjatë gjithë pandemisë, por veçanërisht gjatë tetorit, pasi numri i vdekjeve në raport me shtrimet është jashtëzakonisht i madh.

Nëse do të krahasojmë javën e fundit me një javë më parë, ka një rënie të vdekshmërisë. Nga 16-23 tetor janë numëruar 60 viktima në spitalin COVID 1 dhe COVID 3 nga Sars-cov 2, ndërkohë që për javën e fundit të tetorit 24-31 tetor numri i viktimave është 46. Ka një rënie të vdekshmërisë me 14 jetë më pak të humbura. Për të njëjtin numër pacientësh ka më pak viktima, por numri i fataliteteve mbetet ende i lartë gjithsesi sepse në të dy spitalet nuk ka më shumë se 160 të shtruar, ndërkohë që viktimat ditore shkojnë 7-8 mesatarja në ditë. Javën e fundit dy pacientë kanë mbërritur në spital në frymën e fundit, por kanë ndërruar jetë ende pa u reanimuar për shkak të gjendjes së rëndë. Sa i takon incidencës dy javore të infektimeve me COVID-19 është 262 infektime për 100 mijë banorë.

Vihet re një ulje e infektimeve në raport me situatën në fillim të tetorit, ku ishte mbi 300. Në javën e fundit të tetorit ka pasur 3191 infektime në totale, me një mesatare ditore 455 infektime, ndërkohë që në fillim të muajit varionte nga 60-650. Sipas ekspertëve ka lidhje të drejtpërdrejt si me ndeshjen e Kombëtares Shqipëri-Poloni po kështu dhe me fillimin e vitit të ri akademik dhe fillimin e shkollave. Rritja me 20-30% e infektimeve në javët e para të tetorit ka lidhje me grumbullimin e qytetarëve. Të gjithë personat që vijnë në spitalin COVID 1 vijnë në gjendje të rënduar shëndetësore. Mes të shtruarve është edhe 21-vjeçar që dhe ai ka komplikacione në mushkëri si pasojë e COVID-19. Moshat e reja janë shumë të pakta, në raport me moshat e mëdha, një pjesë e të cilëve kanë bërë dhe vaksinën dhe gjithsesi ndodhen në spital. Për momentin nuk raportohet për asnjë grua shtatzënë të shtruar në spital”, tha Skëndaj.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne vend erjon skendaj covid ne vend erjon skendaj

Sondazh

Poll