Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Gruaja dhunohet nga burri, vëllai i saj dhe nipi marrin ‘hak’

31 Tetor 2021, 09:31 Nga DOSJA
E rëndë në Tiranë/ Gruaja dhunohet nga burri, vëllai i

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familje në Tiranë. Burri me inicialet S.R, 61-vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Vëllai dhe nipi i gruas së dhunuar kanë goditur me sende të forta 61-vjeçarin, për shkak të dhunës që ushtroi ndaj familjares së tyre. Policia i ka shpallur në kërkim babë e bir për dhunën që ushtruan si dhe ka arrestuar burrin që dhunoi bashkëshorten.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. R, 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit M. N, 52 vjeç dhe E. N, 20 vjeç(babë e bir), pasi kanë goditur shtetasin S. R, 61 vjeç(kunati i tyre).

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje tirane dhune ne familje tirane

Sondazh

Poll