Aktualitet

Lojra fati dhe krim mjedisor, procedohen penalisht 4 persona në Berat

31 Tetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Lojra fati dhe krim mjedisor, procedohen penalisht 4 persona në Berat

BERAT- Katër persona janë proceduar penalisht në Berat ditën e sotme, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 3 persona janë proceduar pasi janë kapur duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit. Ndërsa personi tjetër i proceduar penalisht është një 19-veçar, i cili po transportonte lëndë drusore pa dokumentacion dhe leje.

Njoftimi i Policisë:

DVP Berat/ Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online. Procedohen penalisht 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit E.P., 36 vjeç dhe V.G., 55 vjeç, të dy banues në lagjen “Muzakaj”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit V.G, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi E.P. A.J., 46 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen “Çlirim”, Berat në lokalin Bar-Kafe, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.
——————

Gjithashtu vijon zbatimi i planit të masava për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u procedua penalisht shtetasi F.H., 19 vjeç, banues në Dimal, pasi në fshatin Sinjë, Berat u kap duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa dokumentacion dhe pa leje përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia berat procedohen penalisht 4 persona policia berat procedohen penalisht 4 persona

Sondazh

Poll