Aktualitet

Aksident në Tepelenë, makina përplas të moshuarën, arrestohet drejtuesi

31 Tetor 2021, 08:15 Nga DOSJA
Aksident në Tepelenë, makina përplas të moshuarën,

TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Një makinë me drejtuesi një 51-vjeçar ka përplasur të moshuarën 69 vjeçe. Pasi u aksidentua, e moshuara është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 51-vjeçari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi duke drejtuar mjetin tip furgon “Benz” ka goditur shtetasen F. D., 69 vjeçe, banuese në fshatin Dhëmblan, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkin të shtetasit A. Ç. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në tepelenë aksidentohet e moshuara aksident në tepelenë aksidentohet e moshuara

Sondazh

Poll