Aktualitet

Aksident në aksin Milot-Mamurras, përplaset nga makina 60-vjeçari me biçikletë

31 Tetor 2021, 07:28 Nga DOSJA
Aksident në aksin Milot-Mamurras, përplaset nga makina

KURBIN– Një aksident ka ndodhur në orët e para në aksin rrugor Milot-Mamurras në vendin e quajtur ‘Fusha e Sportit’. Një mjet me drejtues 34-vjeçarin me iniciale V.M ka përplasur 60-vjeçarin i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në aksin rrugor Milot-Mamurras, në vendin e quajtur “Fusha e e Sportit ” automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne kurbin aksident aksident ne kurbin

Sondazh

Poll