Aktualitet

Roja u rrëzua nga kati i 15-të, arrestohet pronari dhe administratori i pallatit

31 Tetor 2021, 07:05 Nga DOSJA
Roja u rrëzua nga kati i 15-të, arrestohet pronari dhe administratori

SARANDË– Policia ka arrestuar pronarin dhe administratorin e pallatit në lagjen numër 2 në Sarandë. Shkak është bërë vdekja e rojes 63-vjeçar ditën e djeshme në pallatin që ishte në ndërtim. Hasan Imeri ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u rrëzua nga kati i 15-të i pallatit në të 14-tin, duke ndërruar jetë në vend.

Mondi Reci 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe Aleksander Reci 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit) janë personat e arrestuar.

Dy personat e arrestuar akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander reci hasan imeri mondi reci sarande vdes roja ne sarande aleksander reci hasan imeri mondi reci sarande vdes roja ne sarande

Sondazh

Poll