Aktualitet

I dënuar për vrasje, ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin e rrezikshëm në Tiranë (EMRI)

31 Tetor 2021, 09:01 Nga DOSJA
I dënuar për vrasje, ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin

TIRANË– Forcat ‘Shqiponja’ kanë arrestuar në kryeqytet një 36-vjeçar i cili paraqet rrezikshmëri të lartë pasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe drogë.

Mario Ndreu u arrestua në rrugën e Elbasanit në Tiranë pas informacioneve të marra nga policia. Ndreu ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2015 në fshatin Gostimicë, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri personin G. I. 36-vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar në fushën e krimeve kundër jetës. Vihet në pranga nga Forcat “Shqiponja” 36-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore. 36-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri shoqërore dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe nga informacionet e marra, organizuan punën dhe në Rrugën e Elbasanit bënë kapjen e shtetasit M(A), N., 36 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” Ngjarja:Ky shtetas, më datë 06.10.2015, në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarrishtetasin G. I. 36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme proceduriale.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane mario ndreu arrestim ne tirane mario ndreu

Sondazh

Poll