Aktualitet

Rikthehet ora dimërore! Nga sot do të flemë 60 minuta më shumë

31 Tetor 2021, 06:39 Nga DOSJA
Rikthehet ora dimërore! Nga sot do të flemë 60 minuta më

TIRANË– Sot është dita e fundit e tetorit dhe dita kur akrepat e orës shkojnë 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në shumicën e vendeve të kontinentit europian, ndryshimi i orës erdhi në orët e para të mëngjesit.

Në natën e së shtunës 30 tetor dhe të dielës 31 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat shkuan 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2. Telefonat inteligjentë dhe orët elektronike ndryshojnë vetë, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas.

Ne do të flemë një orë shtesë në mëngjes, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë natyrale në mbrëmje. Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022. Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim.

Këtë vit, ora ditore në pjesën më të madhe të Evropës zbatohet nga data 28 mars deri më 31 tetor. Amerikanët i kthyen orët përpara më 14 mars dhe do të kthehen në kohën e rregullt më 7 nëntor. Në këtë mënyrë, diferenca kohore midis SHBA-së dhe Evropës ndryshon katër herë në vit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ndryshimi i ores ora dimerore ndryshimi i ores ora dimerore

Sondazh

Poll