Aktualitet

Shprehej pro vaksinimit! Mjeku në Greqi sulmohet nga pronari i lokalit: Më kërcënuan

31 Tetor 2021, 06:31 Nga DOSJA
Shprehej pro vaksinimit! Mjeku në Greqi sulmohet nga pronari i lokalit:

GREQI– Mjeku grek i Pneumologjisë Theodros Vasilakopoulos është sulmuar në një lokal mbrëmjen e djeshme. Teksa ishte me 20 mjekë në një lokal në Kastraki, ai është sulmuar nga pronari i lokalit dhe djali i këtij të fundit.

Mjeku ka dëshmuar në polici se ishte me kolegë të tjerë në lokal në momentin që i ndodhi sulmi.

Mjeku tha se fillimisht i përzunë nga lokali dhe më pas i e shtynë duke i grisur edhe këmishën. “Më kërcënuan se do vinin në spitalin ku unë punoja dhe do më digjnin makinën”, deklaroi ai.

Mjeku shprehet se shkak për këtë sulm janë bërë deklaratat e tij të shpeshta pro vaksinës duke kërkuar të bëhen më shumë kontrolle. “Nuk e imagjinoni dot sa kërcënime kam marrë këtë kohë”, u shpreh mjeku.

Burimi: Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni greqi sulmohet mjeku ne greqi theodros vasilakopoulos greqi sulmohet mjeku ne greqi theodros vasilakopoulos

Sondazh

Poll