Politike

Kryebashkiakja e Prrenjasit nxjer zbuluar mitingun e Ramës: Socialistët ia lanë karriget bosh (FOTO)

13 Qershor 2019, 20:39 Nga DOSJA
Kryebashkiakja e Prrenjasit nxjer zbuluar mitingun e Ramës:

PRRENJAS- Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, ka reaguar pas takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama, të mbajtur në qytetin e drejtuar prej saj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rira ka publikuar disa foto, ku shihen karriget bosh në takimin me kryeministrin Edi Rama.

Sipas saj, kjo tregon se “socialistët e mirëfilltë dhe të ndershëm, të bashkisë së Prrenjasit, braktisën sot takimin farsë të prezantimit të kandidatit të PS, mushtullukun, Nure Belba”.

Më tej ajo shprehet se janë sjellë 3 autobusë plot në këtë takim, por sërish nuk u arrit të mbusheshin të gjithë karriget.

Postimi i plotë:

Socialistët e mirëfilltë dhe të ndershëm, të bashkisë së Prrenjasit, braktisën sot takimin farsë të prezantimit të kandidatit të PS, mushtullukun, Nure Belba????????.

Me dhjetëra furgona dhe 3 autobuza plot, u sollën njerëzit nga administrata e bashkisë Librazhd, nga Elbasani, Pogradeci dhe Tirana, me mësues të marrë dhunshëm nga Stravaj , Skroska, me punonjës të elektrikut, të ujësjellësit e me radhë.

Për shkak se ishin shumë keq, e shtynë takimin përreth 2 orë me vonesë nga data e dhënë më herët!

Më shumë jabanxhinj, sesa banorë të Prrenjasit!

Tani njerëzit e thjeshtë e të ndershëm, dinë të dallojnë të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike miranda rira mitingu i ramës rma dështon në prrenjas miranda rira mitingu i ramës rma dështon në prrenjas

Sondazh

Poll