Aktualitet

Thyente vilat në Itali/ Arrestohet 33-vjeçari shqiptar, kreu i një bande grabitësish

30 Tetor 2021, 20:52 Nga DOSJA
Thyente vilat në Itali/ Arrestohet 33-vjeçari shqiptar, kreu i

ITALI– Një 33-vjeçar shqiptar i akuzuar si kreu i një bande që kryente vjedhje në të gjithë zonën e Toskanës ka përfunduar në prangat e Policisë. Autoritetet italiane kanë zbardhur të paktën 12 grabitje ku janë përfshirë shqiptarët. Ata shënjestronin kryesisht vila dhe banesa ku qëndronin të moshuarit.

Banda u zbulua veçanërisht nga përdorimi i një makine Audi Q5 të vjedhur në korrik nga një familje gjermane që ndodhej me pushime në një rezidencë në provincën e Sienës. Efektivët italianë ndoqën makinën derisa arritën në banesën e një prej anëtarëve të bandës të cilin e arrestuan.

Gjatë kontrollit në banesë dhe në makinë, Policia gjeti një çantë shpine me të gjitha materialet që përdoren gjatë grabitjeve.

Marrë nga lanazione.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll