Aktualitet

Berisha-Meta-Rama, trekëndëshi i Bermudës/ Kryemadhi: Asgjë nga fronti i Lindjes

30 Tetor 2021, 16:38 Nga DOSJA
Berisha-Meta-Rama, trekëndëshi i Bermudës/ Kryemadhi: Asgjë

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thënë një koment për deklaratën e bujshme të kryedemokratit Lulzim Basha, dy ditë më parë në Kuvend. Në një intervistë për VOA, Kryemadhi preferoi që me vetëm një fjali të jepte kundërpërgjigjen për akuzën e Bashës së “trekëndëshi i Bermudës” në Shqipëri ishte bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe pasardhësi i tij në detyrë, Edi Rama. 

“Asgjë e re nga fronti i Lindjes. Vetëm kaq,”-tha Kryemadhi, pa e komentuar më gjatë, duke përdorur si referencë librin e Erich Maria Remarque: Asgjë e re nga fronti i perëndimit.

Por cila është lidhja? Në Kuvend, Basha gjithashtu u shpreh se një shkrimtar i njohur, pa e përmendur me emër, e kishte cilësuar Partinë Demokratike, si partinë më të bukur të Lindjes. 

SHIKO EDHE:

0 koment për Berishën, Kryemadhi: PD, tango me qeverinë! Djegia e mandateve, gabim!

A do kthehet Presidenti Meta tek LSI? Përgjigjet Kryemadhi: S’e kemi diskutuar…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha monika kryemadhi lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll