Aktualitet

Sulmet e Bashës, Kryemadhi: Asgjë e re! E ashtuquajtura opozitë, tango me Ramën

30 Tetor 2021, 19:11 Nga DOSJA
Sulmet e Bashës, Kryemadhi: Asgjë e re! E ashtuquajtura opozitë,

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen. Si rrallë herë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Kryemadhi ka reaguar ashpër pas sulmeve që Lulzim Basha i bëri për herë të parë ndaj presidentit Ilir Metës duke e cilësuar atë si trekëmbëshin e të keqes, ose ndryshe një nga brinjët e “Trekëndësisht të Bermudës”.

Në një intervistë për VOA, Kryemadhi preferoi që me vetëm një fjali të jepte kundërpërgjigjen, duke mos e kursyer edhe ironinë.

“Asgjë e re nga fronti i Lindjes. Vetëm kaq,”-tha Kryemadhi, pa e komentuar më gjatë, duke përdorur si referencë librin e Erich Maria Remarque: Asgjë e re nga fronti i perëndimit.

Cila është lidhja? Në Kuvend, Basha gjithashtu u shpreh se një shkrimtar i njohur, pa e përmendur me emër, e kishte cilësuar Partinë Demokratike, si partinë më të bukur të Lindjes.

Por nuk është mjaftuar me kaq! Kryemadhi ngre akuza se opozita ka tradhtuar kauzën e qytetarëve më 25 prill dhe po bashkëpunon me PS, duke e krahasuar bashkëpunimin e tyre si një “tango” porn ë kurriz të qytetarëve. Madje shkon deri aty sa përdor edhe termin “e ashtuquajtura opozitë”.

“Cilat janë marrëdhëniet sot të LSI me PD? Nuk kanë absolutisht fare rëndësi marrëdheniet e LSI me PD sot, duke pasur parasysh mjafton të shikojmë cfarë po ndodh, ku tangoja elektorale të ashtuquajturës opozitë më mazhorancë nuk po sjell gjë tjetër vecse po rrit borxhin e jashtëm të shqipërisë dhe po e kalon ne shifra ekstreme drejt falimentimit të shtetit dhe për të vazhduar më tutje me marrëveshje të cilat i mungojnë transparencës politike dhe parlamentare,”-tha ajo.

Mesa duket sulmi mes palëve ka filluar, por ende nuk ka asnjë reagim nga presidenti Meta lidhur me etiketimin nga Basha, që ka krijuar një “turbullirë” në skenë politike të vendit.

TË GJITHA DEKLARATAT: 

Berisha-Meta-Rama, trekëndëshi i Bermudës/ Kryemadhi: Asgjë nga fronti i Lindjes

0 koment për Berishën, Kryemadhi: PD, tango me qeverinë! Djegia e mandateve, gabim!

A do kthehet Presidenti Meta tek LSI? Përgjigjet Kryemadhi: S’e kemi diskutuar…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll