Aktualitet

Shkodër/ 60-vjeçari shkon në spital i plagosur me armë, Policia jep detajet e para

30 Tetor 2021, 16:01 Nga DOSJA
Shkodër/ 60-vjeçari shkon në spital i plagosur me armë,

SHKODËR– Një 60-vjeçar ka shkuar me një plagë arme në këmbë për të kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 60-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu. Megjithatë fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se shtetasi N.B., e kishte me leje armën e gjahut”, njofton Policia.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2021, 12:38

Nuk ndalen lëkundjet! Sërish tërmet në Dibër

DIBËR– Qyteti i Dibrës është tronditur sërish ditën e sotme nga një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter dhe epiqe...