Aktualitet

Fundjava me diell! Qytetarët nga Kosova dynden drejt Shqipërisë, radhë në Morinë

30 Tetor 2021, 14:50 Nga DOSJA
Fundjava me diell! Qytetarët nga Kosova dynden drejt Shqipërisë,

TIRANË– Fundjava me mot të mirë dhe me diell ka bërë që qytetarët nga Kosova të vijnë në Shqipëri për të kaluar fundjavën. Por fluksi i udhëtarëve ka bërë që në pikën kufitare të Morinës të krijohen radhë të gjata me automjete.

Prej mëngjesit të shtunës, policia kufitare punon me procedurë të përshpejtuar dhe shtatë sportele. Edhe pse temperaturat nuk janë shumë të larta, sërish duket se për shqiptarët e Kosovës, Shqipëria është destinacioni i preferuar.  

Gjatë periudhës janar-shtator 2021, kanë hyrë në Kosovë 612.382 shtetas shqiptarë, ndërsa në Shqipëri, gjatë kësaj periudhe kanë hyrë 2.279.670 shtetas të Kosovës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kosove kufiri i morines pushime ne shqiperi shqiperi kosove kufiri i morines pushime ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2021, 12:38

Nuk ndalen lëkundjet! Sërish tërmet në Dibër

DIBËR– Qyteti i Dibrës është tronditur sërish ditën e sotme nga një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter dhe epiqe...