Aktualitet

PAMJE NGA BRENDA: Situatë kritike! Hidrocentrali i Banjës thuajse tërësisht i tharë

30 Tetor 2021, 15:03 Nga DOSJA
PAMJE NGA BRENDA: Situatë kritike! Hidrocentrali i Banjës thuajse

GRAMSH- Thatësira dhe shirat e vonuar të vjeshtës kanë bërë që hidrocentrali i Banjës në Gramsh të thahet thuajse fare. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, sa pjesa fundore e tij e basenit është tharë, duke bërë që pamjet të shpërndahen në rrjet.

Hidrocentrali i Banjës, vepra më e madhe energjitike e ndërtuar në vendin tonë që prej vendosjes në punë të Komanit, tre dekada më parë. I ngritur mbi lumin Devoll, pak më shumë se 60 kilometra në jugindje të Tiranës ka një kapcitet të instaluar prej 73 Megawat, dhe parashikohet të prodhojë në vit 174 Gwh energji, e barabartë me 5 përqind të prodhimit aktual vendas, por duket se e ka të pamundur.

HEC Banja lidhet me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike nëpërmjet një Linje Transmisioni 110 kV prej rreth 12 Km që lidh stacionin e HEC Banjë me Nën-Stacionin e Cerrikut.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hidrocentrali i banjes hidrocentrali i banjes

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2021, 12:38

Nuk ndalen lëkundjet! Sërish tërmet në Dibër

DIBËR– Qyteti i Dibrës është tronditur sërish ditën e sotme nga një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter dhe epiqe...