Politike

Anëtari i kryesisë së FRPD akuza Bashës: Bëra burg, na tradhëtove

29 Tetor 2021, 20:32 Nga DOSJA
Anëtari i kryesisë së FRPD akuza Bashës: Bëra burg, na

TIRANË– Anëtari i kryesisë së FRPD-se Mariglen Doçi ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. I pranishëm në foltoren e radhës së ish-kryeministrit Sali Berisha që u mbajt në Lezhë, Docci tha se ai ka bërë 2 muaj burg pas protestave të zhvilluara nga Partia Demokratike dhe asnjë nuk i ka ardhur në ndihmë.

Ai shtoi se salla ishte plot me të rinj, pasi 50% e tyre janë arrestuar dhe kanë bërë burg, pasi janë tradhtuar nga kryetari i Partisë Demorkatike dhe nga kryetari i FRPD-së i cili nuk ndodhej në foltore.

“Doktor Berisha mirë se erdhe në Lezhën e burrave dhe grave e të rinjve trima, që mbajtën peshën kryesore në protestat opozitare. Jam Maringlen Doçi, anëtari i kryesisë së Forumit Rinor Demorkatik, jam arrestuar kam bërë 2 muaj burg dhe asnjë nuk më ka ardhur në ndihmë. Sot salla është plotë me të rinj, ku 50% e tyre janë arrestuar dhe kanë bërë burg, pasi janë tradhtuar nga kryetari i Partisë Demorkatike dhe nga kryetari i FRPD-së i cili nuk ndodhet në foltore. Të rinjtë janë në foltore. Ju falënderoi për nismën që kemi marrë për të rikthyer shpresën e shqiptarëve dhe shpresën e të rinjve të cilët po ikin për ditë. Edhe unë kisha ikur por u ktheva nga Gjermania në momentin kur ju vendosët të riktheni Partinë Demokratike atë parti demokratike që deri në 2013 ishte demokratike por pas 2013 u kthye në parti pazaresh,”- tha Docci.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd mariglen doçi sali berisha sali berisha ne lezhe aksioni i berishes foltorja per pd mariglen doçi sali berisha sali berisha ne lezhe

Sondazh

Poll