Politike

Takimi i Ramës për ujësjellësin, Bushati: Në vitin e 9 zbuloi krizën!

30 Tetor 2021, 09:57 Nga DOSJA
Takimi i Ramës për ujësjellësin, Bushati: Në vitin e 9

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka komentuar takimin e djeshmë të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët për ujësjellësin. Bushati thotë se Rama ka zbuluar në vitin e 9 krizën, duke mos e mësuar më parë se gjendja në këtë sektor është e rëndë. Ai shton se faji është i drejtuesve të ujësjellësave të cilët vetë Rama i ka promovuar, duke i bërë zyrtarë tashmë dhe disa deputetë.

POSTIMI:

Pas 8 viteve në pushtet, Rama ka mësuar se gjendja e Ujësjellësave është e rëndë. Më parë deklaronte se ka bërë më shumë se gjithë qeveritë të marra bashkë, por sot po i rezulton dështim. Ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes. Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij. I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi? Ish-drejtuesit e fundit te Ujësjellësave ti i ke promovuar, i ke bërë deputetë e zyrtarë akoma më të lartë. E vërteta është se ky sistem është sot në këtë pikë, sepse i ngjan kryekeput dhe është pjellë e rilindjes, e qeverisjes për përfitime, për interesa, e për vota.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike helidon bushati helidon bushati

Sondazh

Poll