Politike

‘Përshëndetje gjigant’/ Rama në Belsh: Përmbyllet faza e parë për 300 qendrat

30 Tetor 2021, 10:20 Nga DOSJA
‘Përshëndetje gjigant’/ Rama në Belsh:

BELSH– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qendrën shëndetësore të Belshit, bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun. Ai inspektoi proçesin e punës së mjekëve dhe infermierëve ndërkohë që shkroi në ‘Facebook’ se kjo qendër e Belshit përbyll fazën e parë të Programit Kombëtar të 300 qendrave shëndetësore.

Në dalje të qendrës, Rama takoi disa qytetarë të cilët e pritën me fjalët: Përshëndetje gjigand!  Rama i pyet se si janë duke vazhduar daljen jashtë qendrës shëndetësore.

POSTIMI I RAMËS:

Belsh – Qendra e Rilindur Shëndetësore përmbyll fazën e parë të Programit Kombëtar #300QendraShëndetësore, falë të cilit sot kemi plot 300 adresa të shërbimit parësor me standarde europianeFaza e Dytë do t’i kthejë të gjitha qendrat e tjera shëndetësore në të njëjtat parametra si 300 qendrat tanimë të rilindura, plotësisht funksionale #TetoriRozëNë muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, rreth 9 mijë gra janë ekzaminuar falas, falë rrjetit të mamografëve që kemi siguruar në çdo rajon.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama në belsh edi rama rama në belsh

Sondazh

Poll