Aktualitet

Helmimi në Krujë/Qytetarët para Bashkisë: Do bllokojmë rrugët, të dorëhiqet kryetari

30 Tetor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Helmimi në Krujë/Qytetarët para Bashkisë: Do bllokojmë

KRUJË– Dhjetra qytetarët në Krujë kanë dalë ditën e sotme në protestë përballë Bashkisë së qytetit për të protestuar në lidhje me helmimin masiv që u shkaktua pak ditë më parë nga uji i pijshëm në qytet. Qytetarët paralajmëruan se nëse nuk do te këtë zgjidhje për ujin e pijshëm, do të bllokojnë akset rrugore. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi dhe të drejtorit të Ujësjellësi Kanalizimeve.

Një qytetar ka kërkuar prezencën e opozitës në protestë, duke u shprehur se dihet masivisht që Kruja është e djathtë. Disa të tjerë kanë ngritur aludimet për tubacionet e ujit, duke thënë se janë marrë në Bulqizë, te minierat e kromit e se janë të përdorura. Qytetarët ia vënë fajin qeverisë për helmimin e ndodhur. Ata kërkojnë zgjidhje dhe ujë 24 orë në qytet.

Qytetarët në Krujë ende nuk kanë ujë të pijshëm për të konsumuar. Prej 1 jave më shumë se 600 qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm, i cili kishte dy baktere që shkaktuan dhimbje barku, koke të vjella dhe diarre te qytetarët. Këto baktere janë shkaku kryesor i diarresë të përgjakshme. Escherichia koli shkakton dhimbje të rënda dhe diarre ndërsa Streptokoku është një infeksion bakterial që shkakton inflamacion dhe dhimbje në fyt.

Qytetarët nuk kanë ende ujë të pijshëm, për të gatuar apo për tu larë, pasi duhet të shmangin çdo kontakt me ujin që po furnizohen aktualisht. Edhe pse kanë disa ditë pa ujë, qytetarët e Krujës do të furnizohen me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

ZHVILLIME ORË PAS ORE

E FORTË! Qytetari: Kryetari i Bashkisë po ruan arat e hashashit! Poshtë Rama

Qytetari në Krujë: Qyteti është i djathtë, ku është Foltorja, po opozita?

Ankohet për pjesmarrjen e ulët në protestë, banori: Ja 50 krutanë janë, kanë frikë

Protesta në Krujë, PARALAJMËROJNË qytetarët: Do ketë bllokime aksesh

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret ne kruje kruje protestë në krujë helmohen qytetaret ne kruje kruje protestë në krujë

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2021, 12:38

Nuk ndalen lëkundjet! Sërish tërmet në Dibër

DIBËR– Qyteti i Dibrës është tronditur sërish ditën e sotme nga një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter dhe epiqe...