Aktualitet

Tentuan të shkonin në Britani me pasaporta false, arrestohen 3 shqipta në Spanjë

30 Tetor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Tentuan të shkonin në Britani me pasaporta false, arrestohen 3 shqipta

SPANJË– 3 shtetas shqiptar janë vënë në pranga në Spanjë po tentonin të udjëtonin drejt Londrës me pashaporta false.

Sipas mediave vendase, e gjitha ndodhi në aeroportin Manises, ku pas verifikimit nga agjentët rezultoi se dokumentat e identifikimit kishin shenja falsifikimi.

Më pas oficerët e policisë kryen një kontroll më gjithëpërfshirës të pasaportave, ku kuptuan se në të vërtetë paraqitej faqja biografike e falsifikuar, si dhe kopertina e përparme dhe e pasme e fletoreve, për të cilat ishin ndaluar në atë kohë.

Të arrestuarit, të cilët mbanin pasaporta nga Italia, Polonia dhe Kroacia, kanë deklaruar se ishin me origjinë shqiptare dhe kanë dorëzuar dokumentet e tyre reale. Të arrestuarit me origjinë shqiptare dhe një prej tyre me precedentë policie për të njëjtin krim një muaj më parë janë vënë para drejtësisë.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptar ne spanje kalim ilegal ne britani arrestohen 3 shqiptar ne spanje kalim ilegal ne britani

Sondazh

Poll