Aktualitet

TRONDITËSE! Babai dhunon 6-vjeçaren në Kamëz, policia dyshon dhe për abuzim seksual

30 Tetor 2021, 08:24 Nga DOSJA
TRONDITËSE! Babai dhunon 6-vjeçaren në Kamëz, policia

TIRANË– Një ngjarje tronditëse ka ndodhur brenda një familje në Kamëz. Një 27-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, si dhe dyshohet për abuzim seksual ndaj saj. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 27-vjeçarit me inicialet R.K pasi i ka shkaktuar lëndime të shumta në trup 6-vjeçares e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ka qënë nëna e 6-vjeçares që ka bërë denoncimin në polici pasi ka gjetur vazjën e saj në gjendje të rëndë. Në momentin e ngjarjes, vajza ka qenë vetëm me babai në shtëpi pasi nëna e saj ka qenë në pune. Në dëshminë e tij përballë policisë, 27-vjeçari ka thënë se dhunoi të bijën pasi 6-vjeçarja e bezdiste.

Policia ka dyshime se përveç dhunës fizike mund të këte pasur edhe abuzim seksual dhe për ketë fëmija po i nënshtrohet kontrolleve nga mjeket ligjore.

I riu rezulton se është një person problematik i denoncuar disa herë nga bashkëshortja e tij për dhunë dhe agresivitet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

ZHVILLIMET ORE PAS ORE:

Dhunoi vajzën 6-vjeçare në Kamëz, deklarata shokuese e babait: Po më bezdiste

Babai dhunoi 6-vjeçaren në Kamëz! Gruaja e denoncoi, dyshohet për abuzim seksual

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27-vjecari ne tirane babai abuzon me vajzen ne kamez babai dhunon vajzen dhune ndaj vajzes arrestohet 27-vjecari ne tirane babai abuzon me vajzen ne kamez babai dhunon vajzen dhune ndaj vajzes

Sondazh

Poll